Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, janë pritur për fundvit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së prezantuan projektin e zgjerimit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe u dakorduan me kreun e kryeqytetit për ta realizuar atë.
Të dyja palët do të takohen në fillim të vitit 2020 për ta bërë agjendën në realizimin e projekteve të përbashkëta, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Me këtë rast, presidenti Ademi e dekoroi kryetarin e komunës Ahmeti me mirënjohje të veçantë për kontribut në sport, pasi ky i fundit dha lejen për ndërtimin e stadiumit në Hajvali, dha lejen për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit, si dhe ofroi përkrahjen e plotë për renovimin dhe menaxhimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera, që për synim do të kenë ngritjen e futbollit dhe zhvillimin e klubeve të futbollit në komunën e Prishtinës.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...