FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kampin nacional në Hajvali

22:23 | 9 Gusht 2023
KRG

FC Prishtina është njoftuar zyrtarisht se nuk do të mund t’i luajë ndeshjet e saja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo për shkak se fusha e këtij stadiumi është tejet e dëmtuar dhe do të përdoret vetëm për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit( nesër në kuadër të Conference League) dhe Kosovës (më 9 shtator ndaj Zvicrës), shkruan arbresh.info

FFK e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi.

“Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral”, thuhej ndër tjera në njoftim.

/arbresh.info/

Të ngjashme