Federata e Futbollit të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bakalli, me rastin e ndarjes nga jeta e futbollistit të ri, Denis Bakalli.
FFK thotë se më pikëllim të thellë e kanë pranuar lajmin për vdekjen e Denis Bakallit, transmeton arbresh.info
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Denis Bakalli
Prishtinë, 16 korrik, 2021
E nderuara Familje Bakalli,
Të nderuar drejtues, staf teknik dhe futbollistë të KF “Gjakova”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Denis Bakalli, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Lajmi për vdekjen tragjike të Denisit ka trishtuar e pikëlluar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe futbollin kosovar në përgjithësi.
Denisi ishte djalë shembullor dhe me virtyte të larta. Ai vlerësohej talent i madh i futbollit në Gjakovë, por më shumë se të gjithë ne atë e deshi Perëndia dhe e mori afër vetes si një engjëll në parajsë.
Në këto momente të vështira për Ju, lus Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe Denisin ta kujtoni përherë me krenari.
Shpirti i tij i bardhë u prehtë në paqe!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...