Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur poshtë raportimet se stërvitjet e kombëtares sonë janë ndërprerë pas provokimeve nga tifozët bullgarë.
Në një deklaratë të lëshuar në uebfaqen zyrtare, FFK demanton se stërvitja e kombëtares në Sofje pasditen e sotme (e shtunë) është ndërprerë duke thënë se gjërat kanë “shkuar sipas parashikimeve”, shkruan portali arbresh.info.
“Federata e Futbollit e Kosovës demanton raportimet e mediave se stërvitja e sotme në Sofje është ndërprerë për kinse provokimet nga tifozët bullgarë”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Raportimet e tilla në prag të ndeshjes janë qëllimkëqija dhe si të tilla ne si FFK i vlerësojmë të dëmshme edhe për atmosferën në ekipin kombëtar. Stërvitja e sotme ka shkuar sipas parashikimeve të stafit të trajnerëve, ku pjesa e futbollistëve që kanë luajtur në ndeshjen e djeshme në Podgoricë kanë bërë vetëm rigjenerim, derisa pjesa e futbollistëve që nuk kanë luajtur kanë ushtruar me intensitet më të lartë”
FFK tutje falënderon federatën bullgare për mikpritje dhe organizim të mirë duke shtuar se “thirrjet raciste nuk janë dëgjuar nga pjesa e stafit të kombëtares”.
“Sa i përket raportimeve se ka pasur thirrje raciste, një gjë e tillë nuk është dëgjuar nga pjesa e stafit të kombëtares, por që gazetarët e Supersportit mund ta kenë hasur në rrugë”, përfundon FFK.
Ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki