Federata e Futbollit e Kosovës tash e një kohë e ka filluar procesin e digjitalizimit, derisa nga sot ka nisur edhe projekti për digjitalizimin e klubeve.
Presidenti Agim Ademi sot e ka vizituar KF “Drita” në seancën stërvitore, me çrast është bërë edhe dorëzimi i pakos së katapultave, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.
Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.
Presidenti Ademi gjatë kësaj vizite, para futbollistëve dhe stafit të KF “Drita”, vuri në pah rëndësinë që FFK është duke i dhënë përmirësimit të kushteve për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Ai theksoi se FFK është duke punuar në strategjinë afatgjate dhe në kuadër të procesit të digjitalizimit ka vendosur t’i ndihmojë edhe klubet me projektin e katapultave.
“Ky është një projekt mjaft i kushtueshëm, por duke ditur vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet kemi dashur që t’i ndihmojë ato me këtë projekt, që ndihmon pikësëpari futbollistët në përmirësimin e tyre profesional. Po ashtu, këto pajisje ofrojnë shumë mundësi për stafin e trajnerëve për të ndjekur në mënyrë sa më profesionale punën e secilit futbollist dhe njëherësh në aspektin e përgjithshëm ndihmon edhe në rritjen e cilësisë së ligës”, ka thënë presidenti Ademi.
Ndërkaq, në emër të klubit presidentin Ademi e ka falënderuar drejtori Feti Murseli për këtë projekt dhe për ndihmën që FFK po i jep klubeve në të gjitha aspektet.
Ai ka thënë se klub e kanë pasur në agjendë blerjen e këtyre pajisjeve, por kur do të arrinin ta realizonim këtë nuk dihej, ngase janë pajisje mjaft të kushtueshme.
Shpërndarja e katapultave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për klubet e tjera të Superligës. Sistemi i tillë GPS përdoret vetëm në vendet më të zhvilluara, teksa Kosova bëhet ndër vendet e para në Ballkan që fillon me përdorimin e këtij sistemi nga të gjitha klubet e elitës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...