Komisioni i FFK-së në përbërje Agim Ademi, kryetar, Arianit Ahmeti dhe Diturie Hoxha anëtarë, hapi dhe vlerësoi ofertat e Kompanive televizive, të cilat kishin ofertuar për të drejtat televizive për Vala –Superligën e Kosovës për edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020, njofton FFK e përcjellë arbresh.info.
Komisioni në hapje publike e në prani të dy kompanive konkurruese hapi ofertat dhe konstatoi: Kompania “Artmotion” SHPK nga Prishtina kishte ofruar për të dyja edicionet garuese 314 mijë euro, ndërsa Platforma televizive dixhitale “DigitAlb”, për të dyja edicionet kishte ofruar shumën prej 550 mijë euro. Duke konstatuar se DigitAlb kishte bërë ofertën më të mirë, Komisioni mori vendim që në edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020 të drejtën për transmetim televiziv të ndeshjeve të Vala-Superligës t’ia besojë kompanisë “DigitAlb”. Pas marrjes së vendimit kryetari i Komisionit z. Ademi ka falënderuar kompanitë pjesëmarrëse, ndërsa ka përgëzuar DigitAlb-in për një ofertë të kënaqshme. /arbresh.info/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës