Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) po mendon që ta ndryshojë dizajnin e fanellave të Përfaqësueses.
Federata e Futbollit të Kosovës kishte planifikuar që ta ndryshonte dizajnin e fanellave para se të fillonin kualifikimet për EURO 2020, por që nuk arritën me kohë.
FFK lejoi që Përfaqësuesja të startonte ndaj Bullgarisë me fanella të vjetra, gjersa në qershor mund të shfaqen fanellat e reja, shkruan lajmi.net.
Kompania e cila i prodhon fanellat e Kosovës, “Fourteen”, do t’i prezantojë ato para ndeshjes me Malin e Zi dhe ndeshjes kthyese me Bullgarinë.
FFK shpreson që fanellat e reja të jenë të gatshme në muajin maj, në mënyrë që edhe tifozët të kenë mundësi t’i blejnë ato.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...