Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Futbollit vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe përkrahjen për njëra-tjetrën.
Që nga kjo javë ndeshjet në Superligë do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ashtu siç e parasheh rregullorja e garave dhe që të gjitha ato do të mbulohen me sistemin VAR, ndonëse FFK ka vetëm tri dhoma mobile të VAR-it, përcjell arbreshinfo.
Kjo do të mundësohet duke iu falënderuar bashkëpunimit me FSHF-në, e cila do t’i dërgojë në Kosovë dy kombit e saj të VAR-it dhe ekipet teknike.
Po ashtu, nga java e ardhshme edhe kombit e VAR-it të FFK-së me ekipet teknike do të jenë të pranishme në Shqipëri për tri xhiro për të njëjtën arsye.
Ky bashkëpunim ua mundëson dy federatave mbulimin e ndeshjeve me VAR, ashtu siç e kërkojnë rregulloret e garave dhe njëherësh ulë koston e shpenzimeve, ngase asnjëra prej federatave nuk është e detyruar të bëjë investime tjera shtesë në blerjen e kësaj teknologjie shumë të shtrenjtë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...