Google ADS

FFK dënon Llapin dhe Batatinen

23:25 | 29 Mars 2019
Arbresh Info

Komisioni disiplinor i FFK-së e ka dënuar me 1000 euro Llapin dhe me 300 drejtorin e klubit llapjan, Tahir Batatina.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur të premten, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve shtesë dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore, e ka dënuar me 1000 euro Llapin dhe me 300 drejtorin e klubit llapjan, Tahir Batatina.

Vendimet e Komisionit Disiplinor

KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare; hedhje e gjësendeve në fushë minutat; 52’, 53’, 85’), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2, DENOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1)

TAHIR BATATINA; drejtor i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara (ushtrim i presionit në gjyqtarët e takimit me motivacion së janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së për të dëmtuar Llapin) në ndeshjen e javës së; XXIII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI, e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 300 euro (treqindtë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11, paragrafi 1).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme