Askush nuk dyshon në Zvicër se Ardon Jashari do të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen.
E të njëjtin mendim e kanë edhe drejtuesit e shumë klubeve evropiane që janë vënë pas mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.
Skuadra e fundit që është vënë pas talentit shqiptar është gjiganti holandez Feyenoord Roterdam të cilët e kanë përcjellë nga afër Jasharin.
Siç ka raportuar ekskluzivisht mediumi zviceran 4-4-2.ch një delegacion i gjigantit holandez e kanë ndjekur Jasharin në disa ndeshje në kampionatin zviceran para përfshirjes së tij në listën e të ftuarëve nga Murat Yakin për Kupën e Botës.
20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa Feyenoord pritet të bëj gjatë ditëve në vazhdim një ofertë zyrtare.
Kontrata aktuale e shqiptarit me Luzernin është valide deri në verën e vitit 2026, derisa skuadra zvicerane synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e tij.
Kujtojmë që ditë më parëmediat në Zvicër kanë raportuar se për Jasharin interesim kanë shprehur skuadra nga Anglia, Gjermania e Italia.
Arsenal, Leicester City, Napoli, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsbur janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për talentin shqiptar. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...