Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku sot kanë pasur takim (nëpërmjet videokonferencës) me përfaqësues të FIBA-s dhe FIBA Europe. Tema e takimit ka qenë procesi i asistimit të FIBA-s në hartimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.
Në fakt në një takim tjetër të organizuar në mes të muajit maj ka qenë FIBA ajo që e ka zyrtarizuar asistencën për FBK-në në hartimin e planit strategjik të FBK-së, duke e prezantuar edhe ekspertin e jashtëm të angazhuar nga FIBA për të asistuar FBK-në.
Ndërkaq në takimin e sotëm FIBA dhe FIBA Europe prezantuan ekipin e udhëhequr nga eksperti i jashtëm Geoff Wilson që do të asistojë FBK-në në këtë rrugëtim shumë të rëndësishëm për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.
Pas takimit kryetari i FBK-së, Fetahu është shprehur shumë i kënaqur me rrjedhën e takimit dhe me përkushtimin e FIBA-s për të asistuar FBK-në në këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunitetin e basketbollit në vendin tonë.
Arben Fetahu-Kryetar i FBK-së:
“FIBA dhe FIBA Europe e kanë të qartë se FBK pavarësisht që është anëtarësuar më 2015 në FIBA, ajo për 5 vjet është rritur shumë në çdo aspekt dhe për këtë gjë, kemi marrë lëvdata të mëdha nga zyrtarë të FIBA-s dhe FIBA Europe që ishin të pranishëm në këtë takim.
Megjithatë, kur e kemi bërë kërkesën në FIBA për të na asistuar në hartimin e planit strategjik, ne e kemi bërë të qartë se jemi të vetëdijshëm se jemi zhvilluar shumë si Federatë, por tani duam që të rritemi edhe më shumë dhe të bëjmë më të mirën për komunitetin e basketbollit në vendin tonë. Është më se e qartë se për t’i arritur të gjitha këto objektiva, na duhet një plan afatgjatë siç është planifikimi strategjik 5 vjeçar.
Jemi shumë të lumtur që e kemi nisur këtë proces dhe se në të ardhmen e afërt do të mund t’i ofrojmë shumë më shumë grupeve tona të interesit”.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila njëherësh do të jetë edhe projekt-menaxhere e këtij projekti, ka thënë se hartimi i planit strategjik do të jetë një proces shumë i mirëseardhur për FBK-në.
Elvira Dushku-Sekretare e Përgjithshme:
“Në bashkëpunim me FIBA-n në procesin e hartimit të planifikimit strategjik do t’i përfshijmë të gjitha grupet tona të interesit, do të dëgjojmë lëvdata e kritika, por të gjitha këto do të na ofrojnë një pasqyrë më të qartë të gjendjes në basketbollin tonë dhe më pas do të punojmë në objektivat tona strategjike, planet e veprimit dhe ato të kontrollit.
Ne jemi shumë të kënaqur me asistencën që na ka ofruar FIBA me ekspertët ndër më të mirët të kësaj lëmie në fushën e sportit dhe besojmë se deri në fund të vitit do t’i ofrojmë komunitetit tonë një plan strategjik që do të jetë i mirëseardhur për të gjithë”./arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...