Festoi ditëlindjen e 36-të, Ronaldo me mesazh tejet emocionues

21:22 | 5 Shkurt 2021
A. B.

Cristiano Ronaldo është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Futbollisti portugez i Juventus sot festoi ditëlindjen e tij të 36-të, shkruan portali arbresh.info

Në 36 vjetorin e lindjes së tij, ai bëri një postim të gjatë duke folur që nga fillimi i karrierës e deri tash.

Ai tashmë bën 20 vite karrierë, kurse tha se nuk mund t’iu premtojë edhe 20 vite tjera.

Postimi i tij i plotë:

36 vjeç, e pabesueshme! Ndihet sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën!
Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, nga Manchester në Madrid, nga Madrid në Turin, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës time në botë … Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, nuk jam përmbajtur kurrë dhe unë gjithnjë jam përpjekur të jap versionin më të mirë të mundshëm timin. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, praninë tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj sa duhet. Nuk mund të bëja këtë pa ju.
Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vjet të tjera për këtë. Por ajo që unë mund të ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë!
Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet dhe urimet tuaja të mira gjatë kësaj dite. Do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time. /arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme