Festim Alidema prezantohet te Llapi

13:05 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Pas marrëveshjes së arritur të martën në mbrëmje, Festim Alidema është prezantuar sot si futbollist i KF Llapi.

Alidema ka nënshkruar kontrate një vjet e gjysme me Llapin, kurse ka premtuar maksimumin në rrugëtimin drejt titullit kampion dhe Kupës së Kosovës.

“ZYRTARE: Festim Alidema vishet bardhekaltër, prezantohet te KF Llapi

Pas marrëveshjes së arritur mbrëmë, Festim Alidema sot ka kryer prezantimin si futbollist i KF Llapit.

Alidema i bashkohet skuadrës së Llapit me një kontrat për 1 vit e gjysëm dhe premton maksimumin e tij drejt synimeve të këtij edicioni, Titullit Kampion dhe Kupës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Llapit.

Skuadra nga Podujeva në këtë edicion e synon titullin e kampionit në Kosovë.

Ky ekip arriti ta mbyll vjeshtën në Vala Superligë në pozitën e parë. /arbresh.info/

Fotografia e K.F. Llapi Fotografia e K.F. Llapi Fotografia e K.F. Llapi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme