Milan ka siguruar një përforcim të madh që pa dyshim se do t’i gëzojë të gjithë tifozët.
Krzysztof Piatek sot do të bëhet futbollist i ri i Milanit. Sulmuesi i Genoas ka mbërritur në Milano për teste mjekësore me ekipin nga San Siro, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
“Rossonerët” do ta blejnë Piatekun nga Genoa për 35 milionë euro të paguara në një këst.
Ylli polak do të mbërrijë në Milan si zëvendësim për Gonzalo Higuain i cili është nisur në drejtim të Chelseat.
Piatek pritet të nënshkruajë kontratë me Milanin deri më 2023 me pagë prej 2 milionë euro në sezon.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha