Kombëtarja e Anglisë arriti të fitojë ndaj Italisë me rezultat 3-1, duke siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.
Pas kësaj fitore, nuk kishte si të mungonte festa e madhe e yjeve të “Tre Luanëve”.
Të rrethuar me vajzat më të bukura të Anglisë dhe më shumë persona të ndryshëm të cilët i përkasin shtresës së milionerëve, yjet anglez, kanë festuar pa kontroll, duke bërë shpenzime marramendëse.
“The Sun” ka raportuar se pjesë e festës së çmendur kanë qenë Luke Shaw, ylli i Real Madridit Jude Bellingham, James Maddison, Trent Alexander Arnold, gjithashtu nuk kishte si të mungonte “njeriu i festave” Jack Grealish, transmeton Arbresh.info.
Duke ngre dolli të ndryshme dhe duke kërcyer e festuar, yjet “Tre Luanëve” kanë bërë shpenzime marramendëse brenda një nate.
Sipas raportimeve të ndryshme në mediat angleze, një tavolinë e tyre kishte bërë check mbi 3 mijë funte.
Ndërsa festa vazhdojë deri në orët e mëngjesit, lojtarët nuk janë rikthyer në shtëpitë e tyre, duke qëndruar në njërën ndër hotelet më luksozë në Angli, ku një suitë e tyre kushtojë mbi 11 mijë funte.
Kombëtarja e Anglisë pas kualifikimit të tyre, është duke u konsideruar si njëra ndër favoritët për të fituar trofeun e “Euro 2024” së bashku më Francën.
“Tre Luanët” mbajnë kreun e tabelës së grupit C ku kanë arritur t’i grumbullojnë 16 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Ukraina me 13 pikë, Italia në pozitën e tretë me 10 pikë, Maqedonia e Veriut në pozitën e katër me 7 pikë dhe Malta në pozitën e fundit me asnjë pikë. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...