Një rivalitet i madh ndër vite është ai i PSG me Marseillen, ku këtë vit ka ngulmuar edhe me ndeshje të zjarrta.
Këto ndeshje nuk vendosen vetëm në fushë, pasi edhe jashtë fushe dinë të jenë të ashpra dhe plot thumbim.
Kjo është arsyeja pse, edhe finalja e Superkupës së Francës e fituar nga parisienët nuk kaloi pa ngacmime.
PSG ka marrë si shembull Alessandro Florenzin për ndeshjen e fituar, pasi italiani fitoi trofeun e parë në karrierë.
Klubi franceze në Twitter ka shkruar: “Do të shijojë trofeun e tij të parë … ndryshe nga të tjerët”.
Një goditje për Marseillen dhe sipas mediave të ndryshme franceze edhe për Dimtri Payet , yllin e ekipit, i cili në 15 vjet karrierë nuk ka ngritur kurrë një trofe. /Telegrafi/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...