Festa e madhe e Realit, ndërpritet konferenca

23:01 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Futbollistët e Real Madridit vazhdojnë të festojnë titullin e 33-të në histori të klubit.

Përderisa trajneri francez Zinedin Zidane ishte në konferencë për shtyp ata ia kanë ndërprerë atë.

Futbollistët si Marcelo, Danilo, Casemiro, Morata e Lucas Vasquez janë futur në sallën e konferencave duke e ndërprerë konferencën.

Ata duke festuar me Shampanjë e kanë marrë edhe trajnerin francez në festë.

Zidane nuk hezitoi t’i bashkohej festës me futbollistë ndërsa ky gjest solli të qeshura të mëdha në konferencën e ‘Los Blancos’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme