Google ADS

Festa e Barcelonës pas titullit të 26-të në La Liga

23:30 | 27 Prill 2019
Arbresh.info

Barcelona është shpallur edhe matematikisht kampion i sezonit 2018/19 në kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas ka fituar 1-0 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në kampionat.

Kjo fitore ka bërë që Barcelona te shpallet edhe matematikisht kampion i këtij sezoni në La Liga, tri ndeshje pa përfunduar sezoni.

Me të përfunduar ndeshja, drejtuesit e La Ligas ia dhuruan trofeun klubit nga Camp Nou, të cilët e fituan për herë të 26-të në histori.

Titullin lart e ngriti kapiteni i ekipit, argjentinasi Lionel Messi, për të cilin ishin trofeu i parë si kapiten.

Me të marr trofeun në duar, Messi iu drejtua bashkëlojtarëve dhe festa e tyre ishte e madhe në fushë.

Tifozët që kishin stërmbushur stadiumin festuan bashkë me lojtarët duke mos e ndalur këngën “Kampionët, kampionët”.

Lojtarët pastaj festuan edhe me fëmijët dhe familjarët e tyre, ndërsa për të bërë festën më të hareshme pati edhe këngëtarë që u përkujdesën për atmosferën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme