Ferrari ka zbuluar interpretimin e tyre të rregulloreve teknike revolucionare të prezantuar për vitin 2022 me një lëshim dixhital të F1-75.
Carlos Sainz dhe Charles Leclers, të cilët përfunduan respektivisht në vendin e pestë dhe të shtatë në renditjen e pilotëve vitin e kaluar, do të përbëjnë sërish linjën e pilotëve të ekipit.
Scuderia u rikuperua nga sezoni i tyre më i keq në 40 vjet me një fushatë konkurruese në 2021, ku morrën vendin e tretë në kampionat.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për ne pasi ne hedhim në treg makinën tonë, Ferrari F1-75. Më duhet të pranoj se personalisht, jam i emocionuar për këtë, pasi kjo makinë është produkt i përpjekjes, përkushtimit dhe pasionit të secilit prej tyre. Varet nga puna e një grupu njerëzisht që kanë investuar gjithçka në këtë makinë, duke punuar me guxim, kreativitet dhe shpirt ekipor”, tha drejtori i ekipit, Mattia Binotto.
Makinat do të fillojnë garën për herë të parë këtë vit në Spanjë, ku do të zhvillohet tre ditë garë para-sezonale në Circuit de Barcelona – Catalunya./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...