Ishte 26 gushti i vitit 2018, kur Sebastian Vettel fitonte për herë të fundit një garë të Formulës 1, sukses që e arriti sërish, pas më tepër se një vit, këtë herë duke triumfuar në Çmimin e Madh të Singaporit.
Piloti gjerman i Ferrarit u nis në vendin e tretë, pas Leclerc dhe Hamilton, por ia doli ta mbyll garën si kryesues falë strategjisë së skuadrës, por edhe prezencës së shpeshtë të makinës së sigurisë në pistë, ndërsa kjo ishte hera e pestë në karrierë, që Vettel triumfon në Singapor.
https://twitter.com/F1/status/1175791543313154050
I zhgënjyer natyrisht piloti francez i Ferrarit, Charles Leclerc, që u nis i pari, por pa që strategjia e skuadrës të favorizonte Vettelin sot dhe u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e dytë në një pistë ku kishte dominuar gjatë provave të lira dhe zyrtare.
Një garë për t’u harruar për skuadrën gjermane të Mercedes, që për herë të parë gjatë këtij sezoni, mbeti jashtë podiumit me dy pilotët e saj, Hamilton dhe Bottas, që u detyruan të kënaqen vetëm me vendin e katërt dhe të pestë.
Makina Red Bull e Max Verstappen u rendit në vendin e tretë sot, duke plotësuar podiumin bashkë me makinat Ferrari, ndërsa piloti tjetër i austriakëve, Albon e mbylli garën në vendin gjashtë. /SS/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...