Gara e Italisë në Formula 1 nuk dha atë rezultat që pritej për makinën Ferrari, që edhe pse u nis nga vija e parë me të dy pilotët e saj, në garë zhgënjeu, duke u renditur në vendin e dytë me Kimi Raikkonen dhe në të katërtin me Sebastian Vettel.
Ky i fundit bëri një gabim të madh në xhiron e parë të garës, duke u përplasur me Hamilton dhe dëmtuar makinën e tij, duke humbur kështu mundësinë që të duelonte për fitore.
Veprimi i pilotit gjerman nuk i ka pëlqyer as shefit Maurizio Arrivabene, që tha: “Sebastian e mori shumë gjerë kthesën dhe u befasua nga Hamilton”.
Më tej, shefi shpjegon se si duhej të kishin vepruar dy pilotët e makinës “kokëkuqe”: “Duhej ta kishin future Hamilton në mes, një sanduiç dhe do të kishim një garë ndryshe”.
Në lidhje me faktin se Ferrari duhej të urdhëronte Raikkonen që të hapte rrugën, Arrivabene shton: “Ne punësojmë pilotë dhe jo kamarierë. Kimi bëri një garë të mirë dhe e kishte të vështirë të mbante nga pas dy rivalë. Ne nuk i dhamë asnjë urdhër që të lejonte Vettel të kalonte, sidomos në startin e garës, pasi është e rrezikshme. Por vettel duhej të ishte treguar më i kujdesshëm në atë kthesë”, tha Arrivabene.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...