Google ADS

Ferran Torres u transferua te City pa dëshirën e tij

17:30 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Ferran Torres ka pranuar se është larguar pa dëshirën e tij nga Valencia.

Mesfushori i talentuar spanjoll të martën mbrëma është zyrtarizuar te Manchester City.

Në paraqitjen e parë pas konfirmimit të këtij transferimi, Torres ka deklaruar se është larguar pa dëshirën e tij, përcjell lajmi.net.

“Faleminderit për gjithçka. Unë gjithmonë ndjeva mbështetjen dhe inkurajimin tuaj”, ka deklaruar Torres, derisa iu drejtohej tifozëve të Valencias.

“Më vjen keq nëse kam ofenduar dikë me largimin tim, ky kurrë nuk ka qenë qëllimi im, por ajo që ka ndodhur më ka detyruar të ndërmarr një rrugë të ndryshme nga ajo për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme