Ferran Torres thuhet se i ka kaluar testet mjekësore te Barcelona përpara transferimit të tij prej 55 milionë euro në Nou Camp.
Lojtari 21-vjeçar shihej si objektivi kryesor i skuadrës katalunase, me Xavin të dëshpëruar për të nënshkruar me një sulmues të ri – pasi Sergio Aguero u detyrua të pensionohej si rezultat i një problemi në zemër.
Marrëveshja mes Barcelonës dhe Manchester Cityty është arritur dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe prezantimi zyrtare i Torres.
Lojtari u pa duke stërvitur i vetëm në Valencia dhe sot (e hënë) iu nënshtrua testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.
Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.
Blaugranasit pritet që në këtë afat të bëjnë së paku edhe një transferim, në mënyrë që të shpëtojnë këtë edicion të dobët.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...