Google ADS

Ferran Torres ka folur për problemet që ka kaluar me shëndetin mendor

14:05 | 1 Korrik 2024
D.H

Futbollisti i kombëtares së Spanjës dhe skuadrës së Barcelonës, Ferran Torres është një pikë e fortë për klubin dhe kombëtaren e tij.

Por kohë më parë ai ka pasur disa probleme të mëdha me shëndetin mendor, ku ka menduar ta lë edhe futbollin, shkruan Arbresh.info.

Në një dokumentar të publikuar në Netflix ai ka folur rreth një problemi ku është mjaft i përhapur në ditët e sotme, shëndetin mendor të cilin e ka prekur edhe atë si futbollist.

Ai thotë se kishte humbur motivin dhe vullnetin për të shkuar edhe në stërvitje.

“Unë mendoja se ato që njerëzit flisnin për mua nuk më ndikonin, por e vërteta ishte ndryshe. Humba motivin, dëshirën për të shkuar në stërvitje. Në këtë moment nisa të takoja një profesionist, një psikolog që më ndihmoi me shëndetin mendor.

Ai më mësoi si të diferencoja ato që kishin rëndësi dhe ato që nuk kishin rëndësi, mësova të menaxhoja veten kur gjërat shkonin mirë dhe kur ato nuk shkonin mirë. Futbolli ka një aspekt të rëndësishëm psikologjik, dhe unë duhet të jem në gjendjen e duhur për të luajtur shumë vite me Barcelonën”, u shpreh Ferran Torres.

Torres është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës në Euro 2024 ku ka realizuar një gol ndaj Shqipërisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme