Feronikeli, Trepça 89 dhe Llapi fitojnë në javën e fundit të Superligës se Kosovës

18:18 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Trepça 89 e ka deklasuar Vllazninë e Pozheranit derisa fitore ka arrtur edhe Feronikeli ndaj Flamurtarit

Trepça 89 e ka ‘shkelur’ Vllazninë duke e mposhtur me rezultat 6:1 në ndeshjen e fundit për edicionin 2017/18 në Vala Superligën e Kosovës.

Me këtë fitore Trepça 89 e përfundon kampionatin sivjet në pozitën e tretë më 53 pikë. Ish kampioni sivjet rënditet më kaq pikë derisa Prishtina është më 10 pikë përpara me një ndeshje me pak të zhvilluar.

Ferronikeli ka arritur një fitore të rëndësishme me Flamurtarin më rezultat 3-0. Me këtë fitore ata e kanë siguruar mbetjen në Superligë edhe për një sezon dhe nuk rrezikojnë që të shkojnë në barazh më.

Kurse Llapi e ka mposhtur Besën me rezultat 4-3. Besa tashmë është përshëndetur nga Vala Superliga, kurse Llapi e përfundon këtë sezon në pozitën e katër më 51 pikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme