Google ADS

Feronikeli të pakënaqur me referimin e Shalës, e dërgojnë ankesën të FFK-ja

21:13 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli është ndarë i pakënaqur me referimin e arbitrit A.Shala në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit.

“Xhebrailat” në momentet e fundit arritën të shënojnë për të fituar një pikë në “Rexhep Rexhepi”, kurse ‘Nikli’ mendon se Shala ishte shkaktar që nuk arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Këtë ankesë e kanë dërguar në FFK dhe këtë e kanë konfirmuar përmes një komunikate.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar,

KF Feronikeli gjatë ditës së sotme ka dorëzuar në FFK ankesën në lidhje me gjyqtarin e ndeshjes, Feronikeli – Ballkani, java 11të.

Në ankesën e dërguar në FFK, janë të cekur minutat dhe pamjet për secilin rast ku gjyqtari kryesor, A.Shala nuk ndan drejtësinë në mënyrën e duhur.

KF Feronikeli e ndjen të detyrueshme që të ju njoftojë edhe ju, përkrahësit e klubit për ankesën e dorëzuar në FFK. Ne nuk mund të lejojmë që gjyqtarët të ndikojnë drejtëpërdrejtë në rezultat, e sidomos në derbi siç ishte ai me Ballkanin.

FC Ballkani është plotësisht me meritë në vendin e parë në tabelë dhe ne e përgëzojmë për kampanjën e deritanishme. Sidoqoftë në ndeshjen e javës së 11-të, tre pikët që pothuajse i arkëtuam, i mori A.Shala me vendime kontraverse.

Në fund të pjesës së parë A.Shala nuk akordon penalti në ndërhyrjen ndaj Adem Maliqit, në atë rast Feronikeli kishte gjasa që të shkonte në epërsi 2-0.

Ndëshkimi me të kuq i Bojkut ishte kulmi i referimit skandaloz. E la skuadrën me 10 lojtar në fushë, pavarësisht se para të kuqit të Bojkut, lojtarët e FC Ballkanit kapin topin me dorë pa sinjalizuar, A. Shala. Ky i fundit në ndeshje derbi, lejon “futboll mahallash”.

A.Shala ndikoi direkt në shuarjen e KFF Feronikelit.

Feronikeli mbetet ende këtu, ende i fortë drejt suksesit pa na ndalur askush, drejt rrugës sonë të profesionalizmit, sepse synimet tona janë drejt futbollit profesionist dhe europian, siç kemi bërë në gjithë këto vite!”, ka shkruar klubi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme