Feronikeli synon të jetë shembull në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të garojë për herë të parë. Klubi nga Drenasi është riorganizuar dhe pret sezon pozitiv në elitën e basketbollit
Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Superligë, Feronikeli, synon që të jetë shembull në elitën e basketbollit.
Skuadra nga Drenasi ka si qëllim kryesor të zhvillojë ndeshje të bukura dhe tifozët e tij të jenë të kënaqur, por edhe që të sigurojë qëndrimin në elitë edhe për një vit tjetër.
Drenicasit kanë bërë disa përforcime në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mira.
Një nga lojtarët më të dalluar vendor është Arti Hajdari.
Ai flet për përgatitjet dhe synimet në edicionin e ri.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë deri më tani. Të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe presim vetëm fillimin e kampionatit, që nis në këtë fundjavë. Ndeshjen e parë do ta kemi ndaj Golden Eagle Ylli, që është debutim për ne në garat e elitës. Synimet e Feronikelit janë që të tregojmë lojëra sa më të mira dhe të jemi shembull për një skuadër që debuton në Superligë dhe të jemi befasia e këtij kampionati”, ka thënë Hajdari për faqen zyrtare të FBK-së.
Takimi ndaj Yllit është debutimi edhe historik për skuadrën nga Drenasi në Superligë, që brenda një kohe shumë të shkurtë ka arritur që të jetë pjesë e elitës. Ylli-Feronikeli zhvillohet të shtunën në palestrën “13 Qershori” nga ora 19:00.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...