Google ADS

Feronikeli ‘shkatërron’ Gjilan-in, Greca hat-trick

15:29 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Feronikeli me rezultat bindës ka triumfuar në shtëpi ndaj Gjilan-it, ndeshje e vlefshme për xhiron e parë të Superligës së Kosovës e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Skuadra nga Drenasi realizoi katër herë në portën e nënkampionit të Kosovës, për t’i arkëtuar të tri pikët, shkruan portali arbresh.info.

Qysh në minutën e 14-të Bedri Greca shënoi me kokë pas një super aksioni me Yll Hoxhë-n dhe Mnedurim Hoti-n.

I njëjti në minutën e 42-të realizoi, derisa festoi para trajnerit Gentjan Mezani dhe kjo bërë që të këtë protesta të mëdha nga bankina e mysafirëve, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Derisa mendohej ndonjë rikthim i mundshëm nga Gjilani, Greca nuk mendoi kështu dhe pas një kundërsulmi me të majtën kompletoi hat-trickun, kurse fitoren Feronikeli-t ia ka siguruar Cesar Santos në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+5).

Pas kësaj fitore, Feronikeli renditët në pozitën e parë me tri pikë, derisa Gjilani qëndron në vendin e 10-të pa pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme