Sot po luhet xhiroja finale e këtij stinori në IPKO Superligë.
Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të super ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës e vlefshme për javën e 33-të në Ipko Superligë, njëherit edhe përcaktuese se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion.
Zekirija Ramadani e ka nisur ndeshjen me Deniz Troshupën në portë dhe me Altik Morinën në mesfushë në mungesë të Met Millakut.
Mirel Josa i beson skemës 4-3-3, teksa ka vendosur edhe njëherë tjetër Basid Khalid në qendër të sulmit, i cili do mbështetet nga Morina dhe Mankenda.
Feronikeli – Prishtina 0:0
– Përfundon pjesa e parë!
41′ Da Silva i Feronikelit gjuan me të djathtën nga brenda zonës, por Bekaj nuk lejon befasi.
37′ Kastriot Rexha i Feronikelit me tentimin e parë në ndeshje, por gjuajtja e tij nga brenda zonës është e dobët dhe përfundon jashtë.
24′ Mendurim Hoti (Feronikeli) nuk përfiton nga një gabim i portierit Visar Bekaj që më pas përmirëson gabimin e tij.
– Starton ndeshja!
15 minuta është shtyrë dueli Feronikeli – Prishtina për shkak të vonesës së delegimit të gjyqtarëve. Ndeshja do të startojë nga ora 16:15.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Fazliu.
Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Jamal, Ahmeti, Mankenda, Morina, Khalid.
Kryetrajner: Mirel Josa
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Mervan Bejtullahu, Besfort Kasumi.
Rezultatet tjera live:
Ferizaj – Gjilani 0:1
Trepça ’89 – KEK-u 3:0
Flamurtari – Llapi 3:1
Ballkani – Drita 1:0
Liria – Drenica 1:1
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...