Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj kampionëve të Uellsit, TNS duke luajtur baras 2:2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai rezultat, por edhe paraqitja e mirë e Niklit ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh të tifozëve.
Numri një i Feronikelit, Naser Ramaj ka mohuar se do të ketë ngritje të çmimit të biletave në ndeshjen kthyese që zhvillohet ditën e martë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ai ka konfirmuar se çmimi do të jetë i njëjtë me ato që ishin në ndeshjet parakualifikuese, duke dhënë një informatë të rëndësishme për shikuesit.
“Nuk do të ketë ndryshime të çmimit të biletave, ato do të jenë nga 3 deri në 15 euro, por ajo që mund t’u them është se shumë bileta do t’i japim falas. Do të jenë më shumë se 3 mijë bileta që do të shpërndahen falas”, ka thënë për Zëri.info presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj i cili e di se interesimi do të jetë jashtëzakonisht i madh.
“E dimë që i gjithë opinioni do ta ketë vëmendjen atë ditë te ajo ndeshje. Ne këto ditë do të fillojmë ta sensibilizojmë opinionin në mënyrë që të kemi sa më shuam shikues”, ka përfunduar Naser Ramaj.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin