Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

12:35 | 11 Qershor 2019
Arbresh.info

Është hedhur shorti për ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen gjysmëfinale, Feronikeli do të luaj kundër skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.

Në rast fitoreje, kampionët e Kosovës do të përballen me fituesin e ndeshjes tjetër Tre Pene – FC Santa Colomo.

Ndeshjet do të luhen me 25 qershor, derisa finalja zhvillohet me 28 qershor.

Kujtojmë se Kosova është organizatore e kësaj gare dhe ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme