Google ADS

Feronikeli i kthehet punës, qëllimi është titulli kampion

20:00 | 4 Janar 2019
Arbresh Info

Feronikeli ka filluar punën pas pushimit të shkurtër dimëror në drejtimin e Zekerija Ramadanit.

Në një atmosferë të mirë edhe pse në acarë, lojtarët e klubit nga Drenasi, prisnin të fillonin me padurim stërvitjen, shkruan telegrafi.

Skuadra do të stërvitë një herë në ditë në këtë javë, për ta rritur intensitetin më pas.

“Për herë të parë për vitin 2019, ekipi i është kthyer stërvitjeve, të cilat deri të hënën e javës që po vjen do të mbahen një herë në ditë, për t’u intensifikuar më pas”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli e ka mbyllur stinorin pranveror në pozitën e dytë me 39 pikë.

Klubi ka investuar shumë në verë dhe pritet që të bëjë edhe ndonjë goditje në pranverë në ‘luftë’ për titull.

Ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Lirisë në Prizren me 23 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme