Java e 17-të në elitën e futbollit kosovar do të luhet vetëm në dy ditët e vikendit për dallim nga javët tjera.
Kësisoj pas publikimit të orarit nga Federata e Futbollit të Kosovës, katër lojë do të zhvillohen të shtunën ndërsa dy të tjera të dielën.
Gjilani në shtëpi do të përballet me Ferizajn, në një takim ku drejtësinë do ta ndajë Dardan Çaka me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Jakup Musolli.
Interesant pritet të jetë në Drenas, ku Feronikeli pas barazimit në Gjilan synon të rikthehet tek fitorja ndaj Flamurtarit.
Edhe Llapi do të kërkojë tri pikët ndaj Lirisë në Podujevë për të vazhduar garën për titullin e kampionit.
Ndërkohë ndeshja e katërt e ditës së sotme do të zhvillohet në qytetin e Skenderajt.
Drenica që u rikthye tek fitoret javën e kaluar, do të jetë nikoqir i KEK-ut.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...