AC Milani ka konfirmuar mbrëmjen e sotme (e premte) ndeshjen historike kundër Feronikelit.
Ndeshja e madhe miqësore do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe interesimi nga tifozët kosovarë padyshim se është tejet i madh, transmeton portali arbresh.info.
Organizatori i ndeshjes, Agron Selimi ka zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje dhe shifrat shkojnë deri në 155 euro.
35 euro është bileta më e lirë në dispozicion por shifrat vazhdojnë të rritur duke shkuar deri në 50, 85 dhge 115 euro.
Çmimi i biletave për zonën VIP është 155 euro.
Biletat e ndeshjes do të dalin në shitje të hënën./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...