Gjatë ditës së sotme, Feronikeli ’74 ka njoftuar se është tërhequr nga garat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ata kanë njoftuar largimin si dhe u kanë bërë thirrje prokurorisë që të nisin hetimet ndaj gjyqtarëve, shkruan Arbresh.info.
Teksa disa minuta më parë ata lëshuar sërish një njoftim, ku ftohen të gjitha mediat për konferencë nga klubi drenicas.
“FC Feronikeli 74 thërret konferencë të jashtëzakonshme për media pas vendimit për tërheqjen përfundimtare nga të gjitha garat e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimit e tyre.
Kjo konferencë pritet të mbahet në ambientet e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 14:00.
LEXO EDHE:
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...