Klubi në Liga 1, Rennes ka refuzuar shansin për të nënshkruar me sulmuesin pa kontratë të Atletico Madridit, Fernando Torres.
Kontrata aktuale e ish sulmuesit të Liverpoolit dhe Chelseat në Wanda Metropolitano skadon në qershor të vitit 2018 dhe reprezentuesit e tij thuhet se kanë kontaktuar klubin francez këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, një raport nga L’Equipe pohon se çdo marrëveshje e mundshme është hedhur poshtë qysh në fazat e para për shkak të kërkesës për pagë nga 33-vjeçari, që duket qartë se është e lartë.
Torres ka bërë vetëm tri paraqitje në La Liga këtë sezon.
Ai ka shënuar dy gola dhe mundësitë për të qenë pjesë e formacionit startues janë limituar tutje pas arritjes së Diego Costas nga Chelsea./arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...