Fernando Santos rrezikon shkarkimin nëse humbet nga Shqipëria

19:51 | 10 Shtator 2023
E.G

Shqipëria pret Poloninë në një ndeshje që do të vendosë jo pak sa i përket rrugëtimin drejt EURO 2024 që mbahet në Gjermani.

Një fitore e kuqezinjve, do t’i afronte ndjeshëm me objektivin, pasi deri më tani kanë zhvilluar një kualifikueseve mjaftë pozitive.

Në anën tjetër, situata te Polonia nuk është më e mira dhe mediat polake aludojnë edhe për një përçarje në grup.

Kjo ndeshje do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme edhe për përzgjedhësin Fernando Santos.

I ulur në stolin e Polonisë pas Botërorit të Katarit, tekniku portugez nuk ka arritur të krijojë lidhjen e duhur me ambientin, teksa mediat polake janë të bindura se një rezultat negativ mbrëmjen e sotme në “Air Albaia” do të pasohej me shkarkimin e tij.

Mbetet të shihet se a do të rezultojë Shqipëria fatale për portugezin që u shpall Kampion Evrope me Portugalinë në verën e 2016-ës./Telegrafi/

Të ngjashme