McLaren pranon se e ardhmja e Fernando Alonsos mund të tejkalojë vendimmarrjen e saj në rast se rezultatet nuk ndryshojnë këtë vit.
Spanjolli që kaloi dy sezone të dobëta për shkak problemesh teknike, ka edhe një vit kontratë dhe ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë në F1 edhe pas saj.
Por ai nuk garanton nëse do të jetë ende pjesë e skuderisë nga Woking apo do të pilotojë diku tjetër. Eric Boullier konfirmon për mediat se spanjolli është i kënaqur me rregullat e reja, por duhet që skuadra ti ofrojë makinën e duhur për të qenë kompetitiv.
Drejtori i garave tek McLaren nuk dyshon se Alonso është piloti më i mirë në pistë. Ai vlerëson te dy herë kampioni i Botës, sinqeritetin dhe ndershmërinë në bisedimet e zhvilluara. Fernando ka gjithnjë i qartë dhe i hapur me skuadrën – tha Boullier për “AS”.
Kampioni i Botës, një dekadë më parë dëshiron të kthehet pretendent dhe skuadra duhet ta ndihmojë. Përsa i përket rinovimit, Boullier thotë se palët janë në kontakt, por është ende herët për të vendosur dicka përfundimtare. Aktualisht anglezët janë në garë me kohën për shkak të motorit Honda.
Produkti i japonezëve nuk prodhon fuqinë e pritshme në testet e pragsezonit.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...