Fernando Alonso e merr një vendim të madh

18:33 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Fernando Alonso i është kthyer temës rreth të ardhmes personale në botën e Formula 1.

Në konferencën zyrtare për shtyp të Çmimit të Madh të Spanjës, piloti i McLaren është pyetur rreth mundësisë së rikthimit në Ferrari, ku duke buzëqeshur ka pohuar se për të gjitha ekipet e ka derën e hapur.

“Është viti im i fundit me McLarenin dhe unë duhet të mendoj pak gjatë verës. Tani nuk kam kohë që të flas rreth mbarimit të kontratës sime. Momentin që nuk kam asnjë detyrim me McLarenin do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Nëse deri në shtator e shoh ndonjë përparim në skuteri, atëherë do të mbes te britanikët. Rreth rikthimit në Ferrari, dera ime është e hapur për të gjithë”, ka thënë ndër të tjerash Alonso.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme