Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka hedhur poshtë thashethemet se do të shesin Neymarin duke refuzuar gjithashtu se nuk janë në bisedime me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan.
25-vjeçari ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim nga gjiganti në Premierë Ligë, Manchester United, por Fernandez tha se nuk ekziston ndonjë mundësi që Neymar, i cili ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në qershor të vitit 2021, të largohet nga Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është plotësisht i pa transferueshëm”, tha Fernandez për ‘RAC1‘.
Lexo më shumë: Skuadra franceze ofron 20 milionë për sulmuesin e Arsenalit (FOTO)
Barcelona është thënë gjithashtu se është duke negociuar për transferimin e Dybalas, ylli i Juventusit i cili me golat në Torino arriti të eliminojë gjigantin në La Liga nga Liga e Kampionëve.
Megjithatë, Fernandez tha se Barcelona tashmë ka linjën e duhur në front të përbërë nga Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por ne tashmë kemi treshen më të mirë në botë”, tha ai.
Reprezentuesi brazilian ka bërë 10 asistime në ligë dhe ka shënuar nëntë gola./arbresh.info
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë