Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes beson se do e këtë të lehtë të lidhet me dy bashkëlojtarët, Bruno Fernandes dhe Paul Pogba.
Portugezi u transferua në “Old Trafford” në janar dhe është në top formë, mirëpo nuk arriti të luaj pranë Pogba e Rashford, shkaku se të dy ishin të lënduar, transmeton portali arbresh.info.
Por, shkaku i suspendimit të Premierë Ligës nga koronavirusi, dy lojtarët janë shëruar dhe mund të luajnë pranë Fernandes.
Ai beson se lidhja me të dy do jetë e lehtë sepse janë ndër dy lojtarët më të mirë në Premierë Ligë.
“Mendoj se lidhja me Paul dhe Marcus është e lehtë. Ata janë ndër lojtarët më të mirë në Premierë Ligë, ata kanë kualitete që do na ndihmojnë”.
“Këtë e kanë dëshmuar dhe mendoj se me ta do jemi më të fortë së më herët dhe është mirë për ne”.
“Çfarë kam mësuar në këtë klub është të fitosh gjithçka që mundësh. Ky është fokusimi im, për këtë arsye e zgjodha Manchester United. Doja të jem këtu dhe duam të bëhem kampion e të ‘luftojë’ për çdo titull”, deklaroi ai.
United nesër është mysafirë i Tottenham-it./arbresh.info.
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...