Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka insistuar se është i lumtur në klub, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një transferim në Arabinë Saudite.
Fernandes thuhet se kërkohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), që ka në pronësi katër skuadra të Ligës Pro Saudite.
Pavarësisht se është kapiten i United paraqitjet dhe qëndrimi i mesfushorit kanë tërhequr kritika gjatë vitit të kaluar.
Megjithatë, 29-vjeçari ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të largohet nga “Old Trafford”.
“Unë jam i fokusuar te kombëtarja dhe United. Jam i lumtur ku jam. Në Kombëtare kemi pasur disa momente shumë të mira, te Manchester United nuk e nisëm ashtu siç donim. Unë nuk i shikoj thashethemet. Unë nuk u kushtoj vëmendje atyre. Sot është shumë e lehtë të përhapësh thashetheme në shtyp. Preferoj të përqendrohem në objektivat e mia”, tha ai.
Kontrata e tij skadon në vitin 2026, kohë në të cilën ai do të jetë 31 vjeç. /Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...