Google ADS

Ferizaji nënshkruan me Qlirim Kashtanjeva

21:49 | 28 Korrik 2021
KRG

Sulmuesi anësor që ishte pjesë e Arbërisë, Qlirim Kashtanjeva është përforcimi i radhës i Ferizajt.

Sulmuesi sot është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i FC Ferizajt, në ambientet e klubit në prani të drejtorit te klubit , Agron Selmanit dhe nën-kryetarit te klubit , Xhevat Rushiti.

“Kashtanjeva në sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Arbërisë, ku shkëlqeu me paraqitje të mira. Ai ishte ndër më të dalluarit tek Arbëria në Superligën e Kosovës”.

“Kashtanjeva është një djalosh i talentuar dhe shumë punëtor, andaj ne si klub presim shumë nga ai”.

“Të gjithë brenda klubit i urojmë mirëseardhje Kashtanjevës, shëndet dhe shumë suksese me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ferizaj është një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror, duke ofruar disa emra cilësor. /Gazeta Olle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme