Ferizaj ka shënuar një fitore bindëse ndaj Gjilanit në kuadër të Javës së tetëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Prishtina dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen tjetër të së shtunës.
Në stadiumin “Ismet Shabani”, Ferizaj ka kaluar shpejt në epërsi kur Musulin ka shënuar golin e parë në minutën e pestë të takimit. Megjithatë, Gjilani ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e shtatë përmes një penalltie të realizuar nga Basa. Gëzimi i Gjilanit ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Cakolli ka rikthyer epërsinë për Ferizajn në minutën e tridhjetë e nëntë. Fitoren përfundimtare e ka vulosur Sadriu në minutën e shtatëdhjetë e shtatë.No description available.Ndërkohë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përballja mes Prishtinës dhe Malishevës ka përfunduar pa gola. Të dyja skuadrat janë përpjekur ta gjenin rrjetën, por mbrojtjet e të dyja ekipeve e kanë mbajur rezultatin të pandryshuar deri në fund të takimit.
Aktualisht tabela e Superligës së Kosovës kryesohet nga Drita me tridhjetë e shtatë pikë, ndërsa në fund të renditjes ndodhet Feronikeli me vetëm dhjetë pikë./rtk
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...