Ferizaj dhe Vushtrria janë takuar takuan sot në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë – grupi B, ku ferizajasit kanë shënua fitore me rezultat 1-0.
Ndeshja ishte e bukur dhe me plot rivalitet, ku në fund Ferizaj ia shkaktoi humbjen e parë Vushtrrisë në këtë kampionat.
Pas shumë rasteve nga të dyja palët, në fundin e pjesës së parë Ferizaj fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Enis Sefa për 1-0.
Deri në fund Ferizaj i Arbnor Morinës arriti ta ruajë rezultatin, duke u shkëputur tani me katër pikë më shumë se Vushtrria.
Ferizaj si lider ka 43 pikë, ndërsa Vushtrria ka 39 pikë.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...