Ferizaj – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare

14:22 | 4 Tetor 2024
D.H

Ferizaj dhe Dukagjini do të takohen përballë njëra-tjetrës me ndeshjen e cila do të hap xhiron e tetë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja starton nga ora 15:00 dhe luhet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores pasi nuk kanë shijuar rezultat pozitiv tash e disa xhiro.

Vendasit fitoren e parë dhe të fundit e kanë në xhiron e parë ndaj Feronikelit, kurse mysafirët tre pikëshin e fundit e kanë realizuar pikërisht ndaj skuadrës nga Drenasi, në javën e katërt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme