Ferizaj dhe Gjilan në “listën e zezë’

15:08 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Komisioni i Garave në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  21.02.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të “Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë: 

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Llapi” Edon Zeqiri me nr lic 10 dhe nr lib 7588 (motiv-luajte me dorë në vijën e portës në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës në ndeshjen KF Feronikeli – KF Llapi, e zhvilluar në Drenas me datë 18.02.2017) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani’ Berat Ahmeti me nr lic 14 dhe nr lib 5512 K.Kuq (motivi-ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes B.Kosumi ndëshkimi me karton të kuq në ndeshjen KF Ferizaj – KF Gjilani, e zhvilluar në Ferizaj me datë 18.02.2017)sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

3.Ndaj KF Ferizaj (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes lejimi i personave të paautorizuar brenda rrethojës së fushës që kanë ndikuar në tensionimin si dhe nuk kanë marre veprimet e duhura për sigurimin e kësaj ndeshje konform nenit 17 të Propozicioneve të Garave)

4.Ndaj KF Gjilani (motivi-gjatë hyrjes në stadium kanë demoluar derën e hyrjes, si dhe në min 50 dhe 80 gjuajtje të shisheve pvc në fushë, si dhe ofendim dhe fyerje vulgare në drejtim të referit kryesor të ndeshjes B.Kosumi.)

5.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF Ferizaj, Burim Qerkini (motivi-pas reagime të vazhdueshme dhe jo sportive ndaj referit kryesor B.Kosumi ku edhe largohet nga pankina )

6.Ndaj drejtorit sportiv të KF Ferizaj, Genc Hyseni (motivi- hyrja brenda vijave të fushës dhe kundërshtim i ashpër ndaj vendimit të referit kryesor, B.Kosumi ku edhe u përjashtua)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme