Befasia më e madhe e këtij edicioni në Ipko Superligën e Kosovës ka ndodhur në Drenas, ku Ferizaj ka marrë pikët e plota ndaj Feronikelit 1-2.
Feronikeli u fut si favorit në këtë takim dhe qysh në minutat e para rrezikoi portën e mysafirëve.
Kapiteni Lapidar Lladrovci ishte i pari që rrezikoi me kokë në minutën e tretë, por që goditja e tij u prit nga portieri mysafir Mustafa , shkruan telegrafi.
Feronikeli vazhdoi sulmet dhe raste të mira patën edhe Dabiqaj e Mendurim Hoti por pa sukses.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, ishte qendërmbrojtësi Arbër Prekazi që realizoi me kokë për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë mysafirët e përmirësuan lojën e tyre dhe filluan të rrezikonin më shumë.
Bashkim Shala fillimisht tentoi por që goditja e tij shkoi mbi portën e Smakiqit.
Feronikeli u kundërpërgjigj me Kastriot Rexhën, por edhe njëherë portieri mysafir Burhan Mustafa shpëtoi gol të sigurt.
Ferizaj arriti ta barazoj rezultat në 1-1 në minutën e 76-të, kur pas një gabimi të portierit Smakiqi, Ermal Krasniqi i bardhekaltërve dërgoi topin në rrjetë.
Kur të gjithë prisnin golin e Feronikelit që sulmonte vazhdimisht, Ferizaj arriti të befasojë skuadrën nga Drenasi.
Ishte përsëri Ermal Krasniqi që realizoi në minutën 90+6 për t’i dhuruar skuadrës së tij një tre pikësh të artë në luftën për mbijetesë.
Pas humbjes nga Ferizaj, Feronikeli ka humbur edhe pozitën e parë që tani e ndan me Prishtinën me nga 62 pikë të tubuara.
Ndërkohë Ferizaj pas kësaj fitore zë pozitën e 10-të me 28 pikë të grumbulluara.
Feronikeli javën e ardhshme do të përballet me KEK-un në udhëtim, ndërsa Ferizaj do të jetë nikoqir i Flamurtarit.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin