Fergusoni u pensionua dy javë pasi dështoi ta kthejë Ronaldon në United.
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka zbuluar se Sir Alex Ferguson kishte qenë 99 për qind i sigurt se do ta bindë Cristiano Ronaldon të kthehet në Old Trafford vetëm dy javë para se të pensionohej.
Afër fundit të sezonit 2012/13, ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit kishte tentuar ta arrijë një marrëveshje të madhe me Real Madridin për t’ia ngjallur shpresat Djajve të Kuq për një triumf në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Fergusoni kishte tentuar ta kthejë Cristiano Ronaldon në Old Trafford, ndërsa kishte dashur ta transferonte edhe yllin tjetër të Real Madridit, Gareth Bale. Madje, Evra thotë se Ronaldo ia kishte konfirmuar atij se do të kthehej në Old Trafford.
Por, pasi këto transferime dështuar, vetëm dy javë më vonë strategu skocez njoftoi për pensionimin e tij.
“Dy javë para pensionimit të tij, e mbaj mend se mediat shkruanin se ndoshta Fergusoni do të pensionohej vitin e ardhshme dhe ai më tha: “Patrice, unë s’do të pensionohem kurrë. Do të jem këtu edhe dhjetë vjet të tjera””, kujtoi Evra për faqen zyrtare të klubit anglez.
“Ai pastaj më tha: “Synimi është… jam 99 për qind i sigurt se do t’i kemi në skuadër Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale. Unë kam nevojë për këta dy lojtarë për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve. Jam 99 për qind i sigurt””.
“Dhe që të jem i sinqertë, kur unë fola me Cristianon, e pyeta atë dhe ai i kishte thënë po trajnerit, se po vinte sërish në United. Ai ma ka thënë këtë”.
“Pas dy jave, ne ishim në zhveshtore duke pritur. Kur arritëm në kampin stërvitor, i pash gjithë ato kamera dhe mendova se dikush kishte gabuar diçka, ndonjë lojtar ishte përfshirë në ndonjë incident ose diçka e tillë”.
“Por ne arritëm dhe njerëzit na thanë: “Djema, ju duhet të qëndroni në zhveshtore sepse trajneri dëshiron të ju thotë diçka. Dhe kur trajneri hyn në zhveshtore për të biseduar me të gjithë, nuk është kurrë diçka e mirë”.
“Ai erdhi dhe na tha: “Më vjen keq. Disa njerëz kanë thënë se do të pensionohem edhe para se ta thosha unë vetë. Për këtë arsye ishin gjithë ato kamera jashtë. Por, unë do të pensionohem sepse bashkëshortja ime ka nevojë për mua””.
“Ai i kërkoi falje Robin van Persiet, i kërkoi falje Shinji Kagawas, sepse sapo i kishte transferuar. Ai u kërkoi falje atyre veçanërisht”.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë