Ferguson: Tifozët e Arsenalit duhet të jenë të turpëruar që kërkuan largimin e Wenger

10:45 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Wenger u largua nga Arsenal, pasi shumë ndjekës iu kthyen kundër dhe pavarësisht që kishte dhe një vit kontratë, u largua para kohe.

Shumë tifozë bën protesta të mëdha, duke marrë edhe banera nëpër ndeshje që thoshin: “Wenger jashtë”, “Arsenal FC, jo Arsen FC”.

Sidoqoftë, Ferguson thotë se tifozët nuk i kanë bërë trajtim të mirë teknikut francez, që iu ka siguruar çdo vit pjesëmarrjen në Evropë.

“Ai i mbajti çdo vit në Evropë dhe ishte i kritikuar. Mbështetësit duhet të kenë turp”.

“Arsenal dhe vetja ime janë dinozaurë, por nuk ia dolëm keq. Fitova 13 liga, por asnjëherë nuk shkova i pamposhtur. Arritja që qëndron mbi të gjithë dhe ishte veçanërisht e Arsene”.

Ndërkohë, Wenger në vitin 2018, kishte thënë se ishte më së shumti i lënduar nga mos përkrahja e tifozëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme